“NLB Banka Ad Shkup pak me par me faqen e saj ne Facebook lajmeroj te gjith qytetaret te bejn kujdes pasi jan hapur disa faqe te rreme ne emrin e NLB Banka Ad Shkup dhe organizojn lojra shperblyese poashtu qe marrin dhe informacione te rendesishme nga qytetaret
NJOFTIMI I Rendesishem : NLB BANKA NUK ORGANIZOI Lojë Shperblyese ne FACEBOOK
Të Nderuar
Ne dëshirojmë t’ju informojmë në rrjetin social Facebook se janë krijuar profile të rreme me emrin “NLB Banka / NLB Bank” dhe “NLB BANKA”. Këto dy profile fallco abuzojnë me logon dhe emrin e NLB Banka AD Shkup dhe përpiqen të mbledhin të dhëna personale nga përdoruesit e këtij rrjeti social, si dhe të përhapin informacione false.
Faqja e rreme tashmë është raportuar në Facebook.
Ne dëshirojmë t’ju informojmë se NLB Banka AD Shkup nuk ka asnjë lidhje me këtë aktivitet dhe aktualisht nuk organizon ndonjë lojëra çmimesh përmes Facebook.
Ne ju këshillojmë të jeni shumë të kujdesshëm kur shpërndani informacionin tuaj personal ndërsa jeni në internet.
Banka raportoi rastin në institucionet kompetente në përputhje me rregulloret pozitive ligjore.






